• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Operator i Kualifikuar Makinerie

ALKOS GROUP
Apliko
Prodhim & IndustriTiranë6 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Kategoria e punës: Prodhim

Shoqëria SO CART sh.p.k., pjesë e ALKOS Group dhe kompani prodhuese shqiptare që ka si veprimtari kryesore transformimin e letrës celulozë në produkte përfundimtare për konsumatorin, është në kërkim të një Operatori të kualifikuar makinerie (për linjë prodhimi).

Rreth rolit:

Operatori i Linjës së Prodhimit merret me mbikëqyrjen dhe kontrollin e makinerive dhe pajisjeve të linjës, me synim garantimin e një procesi prodhimi sa më efikas. Pozicioni kërkon kujdes të lartë ndaj detajeve, njohuri të mira mbi praktikat e sigurisë dhe aftësi për të zgjidhur problematikat që mund të shfaqen gjatë prodhimit. Në këtë funksion, operatorët realizojnë procese të ndryshme në fabrikë, duke mbajtur përgjegjësi të lidhura ngushtë me linjën e prodhimit në përputhje me standardet dhe objektivat e Shoqërisë So Cart. Roli ushtrohet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Menaxherit të Prodhimit.

Detyrat

  • Zbaton me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset që i ngarkohen në linjën e prodhimit.
  • Vëzhgon ecurinë e makinerive për të siguruar performancë optimale dhe për të ulur sa më shumë ndërprerjet.
  • Merr veprimet e autorizuara nga menaxheri i prodhimit gjatë ndryshimeve të formatit, me qëllim realizimin e programeve të planifikuara të ciklit të linjës së prodhimit.
  • Kontrollon produktet gjatë prodhimit dhe kujdeset që cilësia e produkteve të përpunuara dhe të përfunduara të jetë në përputhje me specifikimet dhe parametrat e kërkuar nga menaxherët e prodhimit dhe kontrollori i cilësisë.
  • Mbikëqyr dhe mirëmban sistemet e sigurisë të vendosura në të gjitha makineritë funksionale të linjës së prodhimit.
  • Dallon dhe trajton me shpejtësi çdo defekt në pajisje ose problem që lidhet me prodhimin.
  • Kryen mirëmbajtje periodike të makinerive për të garantuar funksionimin e tyre të duhur.
  • Respekton të gjitha udhëzimet të rregulloreve të sigurimit teknik dhe higjienës, duke kontribuar në organizimin e hapësirës së prodhimit dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt pune.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen bazë të makinerive dhe bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes për të siguruar vijimësi pa probleme të procesit të prodhimit.
  • Regjistron me saktësi të dhënat e prodhimit, përfshirë sasitë, kohën dhe çdo problematikë ose mirëmbajtje të kryer.
  • Për çdo proces pune të realizuar, plotëson fletë-urdhrin me të dhënat e prodhimit dhe të kontrollit të cilësisë, sipas sistemit të informacionit të kompanisë që mundëson menaxhimin e procesit të prodhimit në të gjitha aspektet e tij.
  • Punon në mënyrë të organizuar, duke garantuar në vazhdimësi menaxhim optimal të linjës së prodhimit.
  • Ndihmon në trajnimin e operatorëve të rinj kur paraqitet nevoja.
  • Zbaton orarin e prodhimit për të arritur objektivat ditore, javore dhe mujore.
  • Informon menjëherë menaxherin e turnit për problematika që dalin përtej përgjegjësive ose aftësive të tij, si edhe për pengesa të ndryshme që mund të shfaqen gjatë procesit të prodhimit.
  • Kryen edhe punë të tjera, përfshirë vetë-mirëmbajtjen e instalimeve apo pajisjeve, kur kjo kërkohet.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë; kualifikimet teknike shtesë konsiderohen avantazh.
  • Përvojat e mëparshme si operator në linja prodhimi, si edhe njohja e gjuhës italiane dhe/ose angleze, përbëjnë përparësi për këtë profil.
  • Preferohen eksperienca të mëparshme në role të ngjashme, veçanërisht në industrinë e prodhimit ose në përpunimin e kartonit/letrës.
  • Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe të përshtatet shpejt me ndryshimet.
  • Të ketë vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të zbatuar protokollet e sigurisë.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajisjeve industriale.
  • Të jetë person i organizuar, i orientuar ndaj detajeve dhe me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Të jetë fleksibël me oraret e punës.
  • Transporti ofrohet nga kompania.