Titulli: Merchandiser - Sistemues/e në Shkodër
Përshkrimi:
- ALKOS GROUP ALBANIA, distributori ekskluziv për tregtimin e markave të njohura ndërkombëtare në fushën e kozmetikës dhe të kujdesit personal, kërkon të rekrutojë staf për pozicionin Merchandiser - Sistemues/e në Shkodër.
- Qëllimi i Pozicionit: Implementon pozicionimin sa më të mirë të produkteve në bazë të standardeve të përcaktuara.
Detyrat:
- Implementon pozicionimin sa më të mirë të produkteve në bazë të standardeve të përcaktuara.
- Mirëmban ekspozimin e produkteve në raftë në përputhje me standardet e kompanisë.
- Kontrollon stoqet në pikat e shitjes.
- Realizon promovimin e artikujve të ndryshëm.
- Raporton mbi gjendjen, prezencën dhe pozicionimin e produkteve.
- Raporton në baza të rregullta mbi lëvizjet e reja të konkurencës.
- Raporton për problemet me skadencat me pikat e shitjes.
Kualifikimet:
- Të ketë aftësi në marketing dhe shitje.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
- Të jetë e aftë të punojë në grup dhe individualisht.
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".