• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Menaxher Turni Well

ALKOS GROUP
Apliko
Biznes & MenaxhimFier2 javë më parëFull Time

Manaxher Turni

Kompania: WELL SH.P.K.

Përshkrimi: Menaxher i turnit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.

Detyrat:

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë
  • Fokus në arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre
  • Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara
  • Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës
  • Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar
  • Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri
  • Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë
  • Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë
  • Raportimi mbi ecurinë e punës

Kualifikimet:

  • Edukimi: Arsimi i lartë (preferohet) profili Ekonomik/Finance
  • Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel)
  • Metodik dhe i organizuar
  • Ndershmëri dhe integritet
  • Fleksibilitet për pune me 2 turne

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike
  • Kontratë të rregullt pune
  • Vlerësim sipas performancës
  • Leje vjetore

Mbrojtja e të Dhënave Personale:

  • Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

  • Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.