• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Menaxher Turni Well

ALKOS GROUP
Apliko
Biznes & MenaxhimFier3 javë më parëFull Time

WELL SH.P.K., për rrjetin e saj të drugstore-ve dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në qytetin e Fierit, kërkon të punësojë një Manaxher Turni.

Qëllimi kryesor i rolit: Menaxheri i turnit mban përgjegjësi për administrimin e përditshëm të dyqanit dhe për funksionimin e tij sipas standardeve të përcaktuara nga kompania.

Detyrat

  • Drejton dhe inkurajon stafin, duke siguruar respektimin e disiplinës në vendin e punës.
  • Punon për rritjen maksimale të produktivitetit të dyqanit, mban fokus tregtar dhe ndërmerr masa për të arritur nivelin më të lartë të fitueshmërisë.
  • Ndikon në përmirësimin e performancës dhe zhvillimit të dyqanit përmes zbatimit shumë të mirë operacional dhe komercial.
  • Siguron vendosjen dhe ruajtjen e standardeve të larta për pamjen e dyqanit dhe tregtimin vizual, në përputhje me kërkesat e kompanisë.
  • Ka si objektiv realizimin e treguesve të performancës të përcaktuar.
  • Mbledh, përzgjedh dhe përcjell porositë ditore.
  • Kontribuon në zgjerimin e bazës së klientëve përmes ideve të reja dhe rritjes së njohjes së brand-it të kompanisë.
  • Mbikëqyr mirëmbajtjen e produkteve dhe organizimin e tyre korrekt.
  • Sistemon mallrat në rafte ose në hapësirat e dedikuara.
  • Kujdeset që secili artikull i ekspozuar të ketë çmimin përkatës.
  • Verifikon ekspozimin për plotësimin e stokut dhe angazhohet në sistemimin e tij sipas rregullave të kërkuara.
  • Kontrollon produktet në rafte për afatet e skadencës dhe i raporton rastet përkatëse te përgjegjësi ose menaxheri.
  • Evidenton, kontrollon dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
  • Ndihmon klientët gjatë procesit të blerjes për çdo nevojë që mund të kenë.
  • Raporton mbi ecurinë e punës.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë, me preferencë në profilin Ekonomik/Finance.
  • Të paktën 1 vit eksperiencë pune në një rol të ngjashëm.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Office, veçanërisht Word dhe Excel.
  • Qasje metodike dhe aftësi të mira organizative.
  • Ndershmëri dhe integritet në punë.
  • Gatishmëri për të punuar me 2 turne.

Ne ofrojmë

  • Pagë motivuese.
  • Mjedis pune miqësor dhe dinamik.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • 40 orë pune në javë.
  • Vlerësim në bazë të performancës.
  • Leje vjetore.