• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Menaxher Turni Well

ALKOS GROUP
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë2 javë më parëFull Time

WELL SH.P.K., për rrjetin e saj drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit në Tiranë, kërkon të punësojë një Manaxher Turni.

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive

Kjo pozitë ka për detyrë të drejtojë përditshmërinë e dyqanit dhe të sigurojë funksionimin normal të tij në përputhje me standardet e përcaktuara nga kompania.

Detyrat

  • Drejton dhe motivon ekipin, duke u kujdesur për zbatimin korrekt të disiplinës në punë.
  • Punon për rritjen e produktivitetit të dyqanit, mban fokus tregtar dhe ndërmerr hapa për të arritur përfitueshmërinë maksimale të njësisë.
  • Ndikon në përmirësimin e performancës dhe zhvillimin e dyqanit përmes zbatimit shumë të mirë operacional dhe komercial.
  • Siguron vendosjen dhe ruajtjen e standardeve të larta në paraqitjen e dyqanit dhe në organizimin vizual të produkteve, sipas rregullave të kompanisë.
  • Mban si prioritet përmbushjen e treguesve të performancës të përcaktuar.
  • Grumbullon, verifikon dhe përcjell porositë ditore.
  • Kontribuon në zgjerimin e bazës së klientëve duke sjellë risi dhe duke rritur njohjen e brand-it të kompanisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen dhe organizimin e rregullt të produkteve.
  • Sistemon mallrat në rafte dhe në hapësirat e dedikuara për to.
  • Verifikon që çdo produkt i ekspozuar të ketë çmimin përkatës.
  • Mbikëqyr ekspozimin për plotësimin e stokut dhe angazhohet në sistemimin e tij sipas rregullave të kërkuara.
  • Kontrollon produktet në rafte për afatet e skadencës dhe ia raporton rastet përgjegjësit ose menaxherit.
  • Evidenton dhe vendos përkthimet në shqip për produktet që nuk i kanë ato.
  • Ndihmon klientët gjatë blerjes, duke iu përgjigjur nevojave të tyre.
  • Raporton rregullisht mbi ecurinë e punës.

Kualifikimet

  • Kërkohet arsim i lartë; përparësi ka profili Ekonomik/Finance.
  • Nevojitet të paktën 1 vit përvojë pune në një pozicion të ngjashëm.
  • Duhet të ketë njohuri shumë të mira të paketës Office, përfshirë Word dhe Excel.
  • Kandidati duhet të jetë metodik dhe i mirëorganizuar.
  • Kërkohet ndershmëri dhe integritet.
  • Duhet të ketë gatishmëri për punë me 2 turne.

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese.
  • Ambient pune miqësor dhe dinamik.
  • Kontratë të rregullt pune.
  • 40 orë pune në javë.
  • Vlerësim në bazë të performancës.
  • Leje vjetore.