• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Menaxher Dyqani Well

ALKOS GROUP
Apliko
Biznes & MenaxhimFier1 javë më parëFull Time

Menaxher Dyqani (F/M)

Kompania: WELL Sh.p.k.

Vendodhja: Fier

Përshkrimi

WELL Sh.p.k., për rrjetin e tij drugstore kërkon të rekrutojë për qytetin e Fierit punonjës të kualifikuar në pozicionin Menaxher Dyqani. Menaxheri i dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarevajtjen e tij në përputhje me standartet e vendosura nga kompania dhe punëdhënësi.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë
  • Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit
  • Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë
  • Menaxhon dhe kontrollon nivelin e stokut
  • Mban përgjegjësi për inventarin
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore
  • Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë
  • Raportimi mbi ecurinë e punës

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë
  • Përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjecare (Eksperienca në Retail është avantazh)
  • I/e orientuar drejt shitjeve dhe arritjes së rezultateve
  • Aftësi shumë të mira njohëse të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar
  • Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office
  • Aftësi shumë të mira udhëheqëse, organizative dhe menaxheriale
  • Ndërveprimi në biznes dhe shitje

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letër motivimi
  • Referenca
  • Çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit (diploma, certifikata etj.)

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve. Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër. Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.