Agjent Shitje / Shitje derë me derë
Përshkrimi: ALKOS GROUP ALBANIA, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, shpall vakant pozicionin Agjent Shitje / Shitje derë me derë për qarkun e Vlorës.
Detyrat:
- Viziton çdo pikë shitje në zonën/klientët që mbulon, sipas programit ditor.
- Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vendin e duhur dhe sipas standardeve të kompanisë.
- Kontrollon gjendjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
- Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
- Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët e zonës që mbulon.
- Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
- Raporton tek supervizori i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikën e hasur.
Kualifikimet:
- Të ketë kryer arsimin e mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
- Përvojë në shitje.
- Të ketë aftësi të spikatura komunikimi.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Letrat e motivimit
- Referencat
- Çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit
Ne ofrojmë:
- Pagë motivuese
- Atmosferë miqësore dhe dinamike
- Kontratë të rregullt pune (E HËNË - E PREMTË)
- Vlerësim sipas performancës
Mbrojtja e të Dhënave Personale:
- Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
- Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.
- Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.