• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ALKOS GROUP

Agjent Shitje / KeyAccount

ALKOS GROUP
Apliko
ShitjeVlorë2 javë më parëFull Time

Agjent Shitje / Key Account - Vlore

Përshkrimi:
ALKOS GROUP ALBANIA, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, shpall vakant pozicionin Agjent Shitje / Key Account për Vlorën.

Detyrat:

  • Viziton çdo pikë shitje në zonën/klientët që mbulon, sipas programit ditor.
  • Sigurohet që produkti është i pozicionuar në vendin e duhur dhe sipas standardeve të kompanisë.
  • Kontrollon gjendjen e stokut të produktit në pikën e shitjes.
  • Garanton vendosjen e materialeve promocionale në pikën e shitjes.
  • Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencialë.
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët e zonës që mbulon.
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
  • Raporton tek supervizori i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikën e hasur.

Kualifikimet:

  • Të ketë kryer arsimin e mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
  • Përvojë në shitje në kanalin Key-Account të paktën 2 vjet.
  • Njohuri në përdorimin e programeve financiare (përbën avantazh).
  • Të ketë aftësi të spikatura komunikimi.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Ne ofrojmë:

  • Pagë motivuese
  • Atmosferë miqësore dhe dinamike
  • Kontratë të rregullt pune (E Hënë - E Premte)
  • Vlerësim sipas performancës

Mbrojtja e të Dhënave Personale:
Alkos Group Albania përpunon të dhënat personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe me Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014, “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.

Të dhënat personale të aplikantëve përfshijnë kryesisht informacionin e deklaruar në CV, letrat e motivimit, referencat dhe çdo dokument tjetër të dorëzuar gjatë procesit të aplikimit. Këto të dhëna përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, vlerësimi dhe përzgjedhjeje të kandidatëve.

Duke aplikuar pranë Alkos Group Albania, aplikantët deklarojnë se janë në dijeni dhe pranojnë përpunimin e të dhënave të tyre personale sipas sa më sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë në çdo kohë: akses në të dhënat e tyre personale, korrigjimin ose përditësimin e tyre, fshirjen e të dhënave, kur është e aplikueshme sipas legjislacionit në fuqi.