Përshkrimi
BASHKOHU ME LIDERIN NË NDËRTIM!
Alko Impex Construction, një nga kompanitë më të konsoliduara në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës në Shqipëri, po zgjeron ekipin e saj dhe kërkon të punësojë: Inxhinere/e Mjedisi me VNM.
Detyrat
- Harton, zbaton dhe monitoron projekte që synojnë mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.
- Përgatit Raporte të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Planet e Menaxhimit Mjedisor dhe Social.
- Analizon të dhënat mjedisore (tokë, ujë, ajër) dhe përgatit raporte teknike.
- Bashkëpunon me inxhinierë të fushave të tjera për të siguruar që projektet përputhen me standardet mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Vlerëson rreziqet mjedisore dhe propozon masa për minimizimin e ndikimit negativ.
- Merr pjesë në inspektime në terren, mbledh të dhëna dhe monitoron zbatimin e praktikave të qëndrueshme.
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për marrjen e lejeve mjedisore.
- Çdo detyrë tjetër të caktuar nga Eprori.
Kualifikimet
Kërkesat kryesore:
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi, Shkenca Mjedisore.
- Mbi 5 vite eksperience per Drejtues teknik.
- Te jete i pajisur me certifikate VNM (Vleresim te ndikimit ne mjedis)
- Njohuri të mira në ligjet dhe rregulloret mjedisore.
- Aftësi në përdorimin e softuerëve ose mjete të tjera të analizës mjedisore është avantazh.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikimi dhe raportimi teknik.
Paga shume e kenaqshme.