Përshkrimi
Pozicioni është për një Arkitekt Junior me fokus te mbikëqyrja e punimeve të rifiniturës dhe koordinimi me klientët.
Vendndodhja e punës është në Forest Residence, një ndërtim në zhvillim pranë rrethrrotullimit të Shkozës, përballë ish uzinës, buzë Unazës, Tiranë.
Detyrat
- Hartimi i detajeve arkitekturore për proceset e rifiniturës në përputhje me projektin.
- Përditësimi i zgjidhjeve teknike për veshjet, dyshemetë, tavanet dhe elemente të tjera të ambienteve të brendshme.
- Mbikëqyrja në terren e punimeve të rifiniturës për të garantuar zbatim të saktë sipas projektit.
- Verifikimi i cilësisë së punimeve për pllaka, laminat, parket, veshje muri dhe elemente të tjera përmbyllëse.
- Bashkëpunimi me kontraktorët për adresimin e çështjeve që shfaqen gjatë realizimit të punimeve.
- Shoqërimi i klientëve në objekt dhe në showroom gjatë përzgjedhjes së materialeve.
- Këshillimi i klientëve për zgjedhjen e materialeve të rifiniturës në përputhje me paketat dhe projektin.
- Regjistrimi i përzgjedhjeve të klientëve dhe pasqyrimi i tyre në dokumentacionin teknik.
- Hartimi i raporteve periodike për ecurinë e punimeve dhe problematikat e evidentuara në kantier.
- Informimi i vazhdueshëm i drejtuesit të projektit mbi progresin e rifiniturave dhe kërkesat e klientëve.
- Ruajtja e komunikimit të rregullt dhe dokumentimi i ndryshimeve gjatë fazës së zbatimit.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës ose në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Të ketë mbi 2 vite përvojë pune në sektorin e ndërtimit.
- Të zotërojë përdorimin e programit AutoCAD.
Dokumentet e kërkuara