Përshkrimi
Njoftim pune – Magazinier (Lushnjë)
Albnature, një kompani që vepron në fushën bujqësore dhe tregtare, po kërkon të shtojë në ekipin e saj në Lushnjë një Magazinier.
Detyrat kryesore:
- Të marrë, të sistemojë dhe të menaxhojë produktet brenda magazinës.
- Të kujdeset që magazina të mbetet e rregullt dhe e organizuar.
- Të regjistrojë dhe të verifikojë lëvizjet hyrëse dhe dalëse të produkteve.
Kërkesat:
- Të ketë njohuri bazë për përdorimin e kompjuterit (PC).
- Përvoja e mëparshme në magazinë vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
- Të tregojë përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira organizative.
- Të jetë i/e aftë të bashkëpunojë dhe të punojë në ekip.
- Të jetë i/e gatshëm/me për angazhim me orar të plotë.