KONKURS PUNE
“Albi Market”, pjesë e Albi Group, hap konkurs për:
Pozita: MENAXHER/E KATEGORIE
Lokacioni: Veternik, Prishtinë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Planifikon, udhëheq, koordinon dhe mbikëqyr aktivitetet e blerjes dhe shitjes,
- Planifikon dhe përkujdeset për rrjedhën, qarkullimin dhe zhvillimin e kategorisë,
- Menaxhimi i stokut dhe negocimi me furnitorë,
- Identifikon dhe analizon linjat e reja të produkteve,
- Implementon planet vjetore të blerjes dhe furnizimit.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në fushë relevante me pozitën në fjalë,
- Përvojë pune 1–2 vite në departament të furnizimit apo shitjes,
- Shkathtësi organizative, komunikuese, dhe negociuese,
- Njohje e gjuhës angleze,
- Patent shoferi – kategoria B.