Pozita: Teknik i Mirëmbajtjes Hidraulike (1 vend pune)
Vendi: Albi Mall, Prishtinë
Përshkrimi:
Albi Mall kërkon kandidat të motivuar dhe të përkushtuar për t'u bashkuar me ekipin dhe për të kontribuar në suksesin e kompanisë përmes mirëmbajtjes së sistemeve hidraulike të qendrës tregtare. Kandidati do të punojë në monitorimin, riparimin dhe zëvendësimin e elementeve të rrjetit të ujit dhe pajisjeve sanitare për të garantuar funksionimin e tyre sipas standardeve teknike.
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Monitoron dhe mirëmban rrjetin e ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza brenda objektit të qendrës tregtare.
- Detekton dhe riparon rrjedhje ose dëmtime në gypa, lavamanë, tualete, rezervuarë dhe pajisje të tjera hidraulike.
- Kryen zëvendësime, riparime dhe instalime të pjesëve dhe pajisjeve të sistemit hidraulik.
- Siguron që funksionimi i sistemit të ujit është në përputhje me standardet teknike dhe sanitare.
- Reagon me efikasitet në raste emergjente si prishje, bllokime apo rrjedhje të mëdha të ujit.
- Raporton për çdo defekt ose parregullsi te menaxheri i mirëmbajtjes ose tekniku përgjegjës.
- Bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes për zgjidhjen e çështjeve teknike që lidhen me sistemet ndihmëse si elektriciteti apo ngrohja/ftohja, sipas nevojës.
Kualifikimet:
- Shkollë e mesme profesionale në fushën e hidraulikës, ujësjellësit, energjetikës, mekanikës ose një drejtim tjetër teknik të ngjashëm.
- Përvojë praktike në mirëmbajtjen e sistemeve hidraulike do të konsiderohet përparësi.
- Aftësi për të kuptuar dhe interpretuar plane teknike dhe manuale pajisjesh.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumente të tjera shoqëruese
Afati i aplikimit: 14.05.2026