Dizajner/e Grafik/e (2 pozita)
Lokacioni: Albi Mall, Prishtinë
Përshkrim i shkurtër:
- Albi Fashion, pjesë e Albi Group, vazhdon rekrutimin për pozicione të hapura në ekipin e saj. Ofrohet mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik për persona kreativë dhe të motivuar.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor apo Master në drejtimet Marketing dhe Dizajn
- Të ketë përvojë në punë dhe detyra të ngjashme
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
- Njohja e gjuhës angleze
- Aftësi të mira komunikimi
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Krijimi i materialeve të ndryshme marketingu, duke përfshirë print dhe dixhital
- Bashkëpunim me ekipin e marketingut për të zhvilluar koncepte dhe dizajne
- Paraqitja në mënyrë ilustruese e koncepteve dhe dizajneve të materialeve të kërkuara
- Krijimi i ideve dhe koncepteve të reja
- Përmbushja e detyrave brenda afateve kohore të paracaktuara për zhvillimin e dizajneve
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumente tjera shoqëruese