Konkurs
Nëse jeni të apasionuar pas modës dhe markave të njohura ndërkombëtare, kjo mundësi mund të jetë e përshtatshme për ju.
5 Asistent/e të shitjes
Vendi i punës është në Central Park - Fush Kosovë.
Përgjegjësitë dhe detyrat për pozitën
- Ofron shërbim ndaj klientëve duke u përshtatur me kërkesat e tyre dhe duke i kuptuar nevojat që kanë.
- Mbështet klientët në përzgjedhjen ose gjetjen e produktit të duhur.
- Këshillon blerësit në përputhje me stilin e tyre.
- Kujdeset për sistemimin e artikujve në rafte dhe kukull sipas udhëzimeve të menaxherit ose merchandiserit.
- Siguron që veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan, përfshirë vendosjen e alarmeve, kategorizimin dhe palosjen.
- Mban përgjegjësi për sektorin e caktuar dhe administron raftet përmes vendosjes dhe largimit të artikujve në përputhje me standardet e kompanisë dhe depos, duke njoftuar mbikëqyrësin për çdo parregullsi.
- Pranon informacion nga konsumatorët lidhur me kërkesat ose ankesat e tyre dhe ia raporton ato menaxherit.
Kualifikimet
- Diplomë e shkollës së mesme.
- Përvojë pune në shitje.
- Njohje e gjuhës angleze.
Ne ofrojmë
- Pagë atraktive.
- Sigurim shëndetësor.
- Orar fleksibil i punës.
- Bonus dhe targete.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Dokumente tjera shoqëruese.