Mundësi Punësimi
Bëhu pjesë e ekipit tonë!
Albi Distribution renditet ndër kompanitë kryesore të shpërndarjes në Kosovë, me fokus në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe efikase për partnerët dhe klientët e saj. Si pjesë e zgjerimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të operacioneve, kompania ka hapur këtë pozitë.
Pozita
Menaxher i Logjistikës
Vendi i punës
Depo Qendrore, Konjuh - Lipjan
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Të organizojë dhe planifikojë shpërndarjen e mallrave tek klientët.
- Të udhëheqë dhe koordinojë ekipin e shoferëve.
- Të hartojë dhe përmirësojë itineraret e shpërndarjes.
- Të mbikëqyrë dhe kontrollojë procesin e transportit dhe distribuimit të mallrave.
- Të garantojë që porositë dorëzohen me kohë dhe në përputhje me standardet e kompanisë.
- Të bashkëpunojë në baza ditore me departamentet e shitjes, depos dhe furnizimit.
- Të trajtojë problemet operative që kanë të bëjnë me transportin dhe shpërndarjen.
- Të përgatisë raporte dhe analiza për aktivitetet logjistike.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në Menaxhim, Logjistikë, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në logjistikë, transport ose distribuim.
- Të ketë përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin e operacioneve.
- Të zotërojë aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Të ketë njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Të posedojë patentë shoferi të kategorisë B.
Dokumentet e kërkuara
- CV
- Dokumentet tjera shoqëruese