• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Albi Distribution

Agjent i Shitjes

Albi Distribution
Apliko
ShitjePrishtinë3 ditë më parëFull Time

Mundësi Punësimi

Bëhu pjesë e ekipit tonë!

Albi Distribution është në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozitën Agjent i Shitjes, me synim angazhimin afatgjatë si pjesë e ekipit.

Përgjegjësitë dhe detyrat

  • Të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie të qëndrueshme e të besueshme mes klientëve kryesorë dhe kompanisë.
  • Të analizojë në mënyrë të plotë nevojat, kërkesat dhe pritjet e klientëve.
  • Të zgjerojë bashkëpunimin me klientët ekzistues përmes ofrimit të vazhdueshëm të zgjidhjeve që përmbushin objektivat e tyre, si edhe të identifikojë dhe të afrojë klientë të rinj.
  • Të sigurojë që produktet dhe shërbimet e kompanisë t’u dorëzohen klientëve në afat dhe sipas standardeve të përcaktuara.
  • Të ndjekë dhe të monitorojë porositë, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e nevojshme për klientët.
  • Të arrijë objektivat e shitjes dhe të raportojë rregullisht për aktivitetet dhe rezultatet e realizuara.

Kualifikimet

  • Të ketë së paku 1 vit përvojë pune në pozita të ngjashme në shitje.
  • Të posedojë aftësi shumë të mira në komunikim, negocim dhe prezantim.
  • Të jetë i aftë të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie profesionale me klientët.
  • Të punojë me sukses si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
  • Të ketë patentë shoferi të kategorisë B.

Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe motivuese në treg.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Bonuse dhe targete mujore të bazuara në performancë.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.

Dokumentet e kërkuara

  • CV.
  • Dokumente të tjera shoqëruese.

Afati i aplikimit është i hapur deri më datë 29.07.2026.