BËHU PJESË E EKIIPIT TONË!
Albi Commerce shpall konkurs për pozitën Shofer duke ftuar kandidatë të motivuar dhe të përkushtuar që dëshirojnë të jenë pjesë afatgjatë e ekipit tonë të distribuimit. Kjo pozitë ka rol kyç në organizimin dhe realizimin efikas të shpërndarjes së mallrave nga depoja te klientët.
Pozita: Shofer kategoria C1 / C
Lokacioni: Depo – Lipjan
Detyrat Kryesore:
- Shpërndarja e mallrave sipas itinerarit dhe planit të shpërndarjes.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave në mënyrë të kujdesshme dhe të sigurt.
- Kontrolli i automjetit para nisjes për udhëtim (uji, vaji, presioni i gomave, etj.).
- Kujdesi për dokumentet përcjellëse (fatura, fletë-dërgesa) dhe dorëzimi i tyre në mënyrë të rregullt.
- Raportimi i çdo defekti teknik ose incidenti rrugor te përgjegjësi.
- Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe politikave të kompanisë.
- Bashkëpunimi me kolegët dhe komunikimi korrekt me klientët.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
- Patentë shoferi kategoria C1 ose C – e domosdoshme.
- Përvojë në vozitje automjetesh transportuese – përparësi.
- Aftësi për punë fizike (ngarkim/shkarkim) dhe orar fleksibël.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe profesionalizëm në punë.
- Aftësi për të punuar si pjesë e ekipit.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.