Albi Commerce fton kandidatët e motivuar dhe ambiciozë të aplikojnë për pozitën e mëposhtme, si dhe kandidatët që synojnë të jenë pjesë e ekipit tonë për një periudhë afatgjatë:
Pozita: 2 Shitës Ambulantiv – Departamenti Farmaceutik
Rajoni: Rajoni i Prishtinës dhe Rrafshi i Dukagjinit
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Realizon objektivat e shitjes duke prezantuar dhe promovuar asortimanin e produkteve në barnatore dhe pika të shitjes, sipas udhëzimeve të Menaxherit/es së Departamentit;
- Siguron ekspozimin e duhur të produkteve në pikat e shitjes;
- Monitoron zhvillimet e tregut dhe strategjitë e konkurrentëve, duke përfshirë trendet e çmimeve dhe qasjet e tyre;
- Krijon dhe zhvillon marrëdhënie profesionale me klientët përmes një qasjeje kreative, inovative dhe profesionale;
- Punon në mënyrë efektive në ekip dhe demonstron integritet, përgjegjësi dhe bashkëpunim;
- Menaxhon në mënyrë efikase detyrat dhe kohën e punës, duke treguar fleksibilitet dhe orientim drejt rezultateve.
Kualifkimet:
- Së paku 1 vit përvojë pune në shitje – preferohet përvojë në shitjen dhe distribuimin e produkteve në barnatore;
- Shkathtësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Aftësi për të menaxhuar dhe zhvilluar shitjen në rajonin ku operon;
- Patent shofer valid – Kategoria B;
- Trajnime dhe certifikime profesionale në fushën përkatëse përbëjnë përparësi.
Duke ju falënderuar për aplikimin, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.