• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Albi Commerce

Menaxher/e i/e Marketingut

Albi Commerce
Apliko
Marketing, Media & KomunikimPrishtinë4 javë më parëFull Time

Mundësi Punësimi

Bëhu pjesë e ekipit tonë!

Albi Commerce është në kërkim të një Menaxheri/e të Marketingut të përkushtuar dhe kreativ/e për t’iu bashkuar ekipit në Albi Mall, Prishtinë.

Përgjegjësitë dhe detyrat

  • Harton dhe zbaton strategji të marketingut për promovimin e produkteve ose shërbimeve të kompanisë.
  • Organizon dhe realizon përgatitjen e fushatave të marketingut me synim rritjen e njohjes së markës dhe të shitjeve.
  • Mbikëqyr dhe ndihmon në aktivitetet e marketingut, duke përfshirë reklamat, broshurat dhe artikujt e blogjeve.
  • Përcjell performancën e fushatave të marketingut dhe përgatit raportime mbi rezultatet dhe analizat e metrikave përkatëse.
  • Bashkëpunon me ekipet e tjera për të siguruar që strategjitë e marketingut të jenë të harmonizuara dhe në përputhje me objektivat e përgjithshme të kompanisë.
  • Ndihmon në administrimin e të dhënave të marketingut dhe në përgatitjen e raporteve periodike për drejtuesit e kompanisë.
  • Kontribuon në rritjen e vetëdijes për markën dhe në formësimin e perceptimit të konsumatorëve përmes fushatave të marketingut dhe nismave të komunikimit.
  • Koordinon punën me stafin për të siguruar përfundimin në kohë të të gjitha materialeve.
  • Përgatit dhe vë në zbatim strategjinë dhe buxhetin e marketingut.
  • Ofron mbështetje në rishikimin e procedurave të marketingut mbi bazën e përvojës së përditshme, në përputhje me kërkesat e departamentit dhe të kompanisë.
  • Merr pjesë në hartimin dhe monitorimin e një plani vjetor të marketingut, ku përshkruhen aktivitetet e vitit që lidhen me objektivat e miratuara të kompanisë ose klientit.
  • Zhvillon dhe zbaton strategjinë e komunikimit për mediat online dhe offline sipas një kalendari të përcaktuar, duke bërë edhe monitorimin periodik të ecurisë.
  • Mbikëqyr realizimin e aktiviteteve të marketingut brenda buxhetit dhe sipas nivelit të kërkuar të cilësisë.
  • Ndihmon në komunikimin me brendet zyrtare për pjesën e marketingut.
  • Merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe raporteve vjetore të marketingut.
  • Mbështet krijimin e teksteve për aktivitetet e marketingut.
  • Jep kontribut në aktivitetet e Albi Group.
  • Propozon ide për zhvillimin e ekipit dhe të punës.
  • Angazhohet në aktivitetet e marketingut online dhe offline.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhment ose në një fushë të ngjashme.
  • Së paku 3 vite përvojë pune në nivel menaxherial; përvoja në fushën e distribuimit konsiderohet përparësi.
  • Njohuri të plota për elementet e marketingut, duke përfshirë marketingun tradicional dhe dixhital si SEO/media sociale, si edhe metodat e hulumtimit të tregut.
  • Përvojë e dëshmuar në analitikë dhe në përdorimin e mjeteve të të dhënave të marketingut.
  • Shkathtësi kompjuterike, përfshirë MS Office, softuerët e marketingut si Adobe Creative Suite & CRM, si dhe aplikacione si analitikë në ueb dhe Google Adwords.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim dhe shkrim.
  • Aftësi të larta krijuese dhe organizative.