Përshkrimi
Albesol po kërkon persona energjikë, me potencial të lartë, vetëbesim në punë dhe integritet të spikatur për t’iu bashkuar ekipit.
Pozicioni i hapur është Magazinier.
Ky rol ka për qëllim të mbajë një kontroll të saktë, efikas dhe të sigurt mbi të gjitha materialet dhe pajisjet teknike që hyjnë dhe dalin, duke synuar mungesë të plotë mospërputhjesh në stok, zbatim rigoroz të standardeve të sigurisë dhe mbështetje të vazhdueshme logjistike për ekipet teknike operacionale.
Detyrat
- Të garantojë përpunimin e çdo hyrjeje dhe daljeje të artikujve në magazinë sipas rregullave, procedurave të kompanisë dhe dokumentacionit përkatës.
- Të kujdeset që ambienti i magazinës të përdoret vetëm për ruajtjen e inventarit dhe që qasja në të të lejohet vetëm për personat e autorizuar.
- Të realizojë kontrollet e nevojshme të cilësisë dhe sasisë për mallrat dhe materialet teknike, duke i krahasuar me dokumentet shoqëruese.
- Të organizojë etiketimin dhe vendosjen sistematike të artikujve në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Të mbikëqyrë zbatimin e standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes gjatë ruajtjes së inventarit, duke marrë parasysh kërkesat teknike dhe veçoritë e materialeve.
- Të japë ndihmë në procesin e nxjerrjes jashtë përdorimit (disposal/scrapping) dhe të përditësojë regjistrat përkatës të inventarit si edhe kartelat e artikujve.
- Të mbështesë proceset e inventarizimit fizik të magazinës, duke i ofruar komisionit të auditimit informacionin dhe mbështetjen logjistike të nevojshme.
- Të ndërmarrë hapa parandalues për ruajtjen e sigurt të artikujve, përfshirë mbrojtjen nga humbja, dëmtimi ose vjedhja.
Kualifikimet
- Arsimi: Diplomë e Shkollës së Mesme Profesionale, ndërsa arsimi i lartë ose një diplomë shkolle profesionale përbën përparësi të madhe.
- Eksperienca: Të paktën 2 vite përvojë të dëshmuar në një rol të ngjashëm, ndërsa përvoja në magazina të materialeve elektrike, teknike ose industriale vlerësohet shumë.
- Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht në Excel.
- Leje drejtimi e vlefshme e Kategorisë B.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe në marrëdhënie ndërpersonale.
- Njohje funksionale të gjuhës angleze, me aftësi për të lexuar etiketa teknike, dokumentacion dhe përshkrime artikujsh.