Përshkrimi
Në rolin e Agjent Shitjesh ne terren, do të keni një funksion të rëndësishëm në prezantimin dhe sqarimin e shërbimeve të internetit Fix dhe TV për klientë individualë dhe biznes. Duke u mbështetur te aftësitë tuaja në shitje dhe te aktivitetet informuese në terren, do të finalizoni procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet kompanisë dhe klientit.
Detyrat
- Të prezantoni dhe të shisni produkte të ndryshme te familjet dhe bizneset.
- Të jepni informacionin e nevojshëm për produktet dhe shërbimet që kompania synon të ofrojë.
- Të ndihmoni klientët në zgjedhjen e produktit ose shërbimit më të përshtatshëm duke përcaktuar nevojat e tyre.
- Të identifikoni klientë të rinj, t’i kualifikoni dhe të nënshkruani kontrata me ta.
- Të përmbushni dhe të tejkaloni objektivat periodike të përcaktuara nga kompania.
Kualifikimet
- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Përvoja në shitje konsiderohet përparësi.
- Aftësi të mira në komunikim dhe promovim.
- Gatishmëri për të punuar në terren.
- Aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.
Ofrohet një ambient pune dinamik, si edhe mundësi për zhvillim dhe avancim në bazë të performancës individuale.
Pagë baze + komisione mujore mbi arritjet e objektivave.