Përshkrimi
Në rolin e Agjent Shitjesh ne terren, do të keni një funksion të rëndësishëm në prezantimin dhe sqarimin e shërbimeve të internetit Fix dhe TV për klientë individualë dhe biznese. Duke shfrytëzuar aftësitë tuaja në shitje dhe duke zhvilluar aktivitete informuese, do të çoni deri në përfundim procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet kompanisë dhe klientit.
Detyrat
- Të prezantoni dhe të shisni produkte të ndryshme te familjet dhe bizneset.
- Të jepni informacion të saktë për produktet dhe shërbimet që kompania synon të tregtojë.
- Të mbështesni klientët në zgjedhjen e produktit ose shërbimit më të përshtatshëm, duke kuptuar nevojat e tyre.
- Të identifikoni klientë të rinj, t’i kualifikoni dhe të finalizoni nënshkrimin me ta.
- Të realizoni dhe të tejkaloni objektivat periodike të përcaktuara nga kompania.
Kualifikimet
- Të keni arsim të mesëm ose të lartë.
- Përvoja në fushën e shitjes konsiderohet përparësi.
- Të zotëroni aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Të keni gatishmëri për punë në terren.
- Të jeni i aftë për bashkëpunim dhe punë në ekip.
Ofrohet një ambient pune dinamik, me mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në bazë të performancës individuale.
Paga përfshin pagë bazë dhe komisione mujore sipas arritjes së objektivave.