Përshkrimi
Në rolin e Agjent Shitjesh ne terren, do të keni një rol të rëndësishëm në prezantimin dhe informimin e klientëve individualë dhe bizneseve për shërbimet e internetit Fix dhe TV. Duke shfrytëzuar aftësitë tuaja në shitje dhe duke zhvilluar aktivitete informuese, do të finalizoni marrëveshjen kontraktuale ndërmjet kompanisë dhe klientit.
Detyrat
- Të prezantoni dhe të shisni produkte të ndryshme tek familjet dhe bizneset.
- Të jepni informacion të saktë për produktet dhe shërbimet që kompania synon të ofrojë në treg.
- Të ndihmoni klientët të përzgjedhin produktin ose shërbimin më të përshtatshëm duke kuptuar nevojat e tyre.
- Të identifikoni, vlerësoni dhe të lidhni kontrata me klientë të rinj.
- Të realizoni dhe të tejkaloni objektivat periodike të përcaktuara nga kompania.
Kualifikimet
- Të keni përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë.
- Përvoja në fushën e shitjeve konsiderohet përparësi.
- Të zotëroni aftësi të mira në komunikim dhe promovim.
- Të jeni të gatshëm për punë në terren.
- Të keni aftësi për bashkëpunim dhe punë në ekip.
Ofrojmë
Një ambient pune dinamik, me mundësi për zhvillim profesional dhe avancim të bazuar në performancën individuale.
Pagë baze + komisione mujore mbi arritjet e objektivave.