Përshkrimi
Pozicioni Agjent Shitje B2B merret me promovimin dhe shitjen e shërbimeve ose produkteve, ruajtjen e marrëdhënieve me klientët aktualë dhe identifikimin e klientëve të rinj potencialë. Personi në këtë rol bashkëpunon me biznese për t’u ofruar zgjidhje praktike dhe inovative për nevojat e tyre në komunikim dhe në shërbime të ngjashme.
Detyrat
- Zbulon dhe zhvillon mundësi të reja biznesi në segmentin B2B.
- Ndërton dhe mban raporte të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe me ata të rinj.
- Vlerëson nevojat dhe kërkesat e klientëve.
- Gjen mundësi për rritjen e shitjeve dhe propozon zgjidhje të përshtatura sipas kërkesave të klientit.
- Përgatit plane strategjike për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe për të ngritur cilësinë e shërbimit.
- Paraqet shërbimet dhe produktet te klientët.
- U ofron klientëve këshillim për alternativat më të përshtatshme dhe për përfitimet e shërbimeve që ofrohen.
- Harton dhe prezanton oferta komerciale të personalizuara për t’iu përgjigjur nevojave specifike të klientëve.
- Ndjek zhvillimet e tregut dhe aktivitetin e konkurrencës.
- Përdor teknologji dhe mjete bashkëkohore për menaxhimin e informacionit dhe monitorimin e rezultateve në shitje.
- Punon ngushtë me ekipet e tjera të organizatës për të siguruar një përvojë sa më të mirë për klientin.
Kualifikimet
- Ka diplomë universitare në biznes, menaxhim shitjesh, marketing ose në fusha të ngjashme.
- Ka përvojë të mëparshme në shitje B2B prej të paktën 3 viteve; përvoja e ngjashme në media konsiderohet përparësi.
- Ka njohuri në menaxhim dhe në shitje/marketing.
- Zotëron gjuhën angleze në nivel të avancuar.
- Ka aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Është i/e aftë të punojë në një ambient konkurrues dhe të realizojë objektivat e vendosura.
- Ka aftësi të mira për organizimin dhe menaxhimin e kohës.
- Disponon leje drejtimi.