Agjent Shitje B2B
Përshkrimi: Agjent Shitje B2B është përgjegjës për shitjen e shërbimeve /produkteve, mirëmbajtjen e bazës aktuale të klientëve dhe gjenerimin e klientëve potencial. Ky profesionist do të punojë me klientë biznesi për të ofruar zgjidhje efektive dhe inovative për nevojat e tyre të komunikimit dhe shërbimeve të tjera të ngjashme.
Detyrat:
- Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja biznesi në tregun B2B.
- Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët ekzistues dhe të rinj.
- Analizon nevojat dhe kërkesat e klientëve.
- Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara.
- Hartimi i planeve strategjike për të adresuar kërkesat e klientëve dhe për të përmirësuar shërbimin.
- Prezantimi i shërbimeve/produkteve tek klienti.
- Këshillimi i klientëve për zgjidhjet më efektive dhe përfitimet e shërbimeve të ofruara.
- Hartimi dhe paraqitja e ofertave komerciale të personalizuara për të përmbushur nevojat e specifika të klientëve.
- Monitorimi i tendencave të tregut dhe konkurrencës.
- Përdorimi i teknologjive dhe mjeteve moderne për menaxhimin e informacionit dhe ndjekjen e performancës së shitjeve.
- Bashkëpunimi me ekipet e tjera brenda organizatës për sigurimin e një përvoje të përmirësuar të klientit.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në degë të lidhura me biznesin, menaxhimin e shitjeve, marketingun ose fusha të tjera të ngjashem.
- Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve B2B jo më pak se 3 vite, përbën epërsi eksperiencë e ngjashme në media.
- Njohur ne menaxhim dhe shitje/marketing.
- Njohuri të avancuara të gjuhes angleze.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për të punuar në një mjedis konkurrues dhe për të arritur objektivat.
- Aftësi të mira të menaxhimit të kohës.
- Të zotërojë leje drejtimi.
Dokumentet e kërkuara: