Përshkrimi
Pozicioni Agjent Shitje B2B ka në fokus shitjen e shërbimeve dhe produkteve, ruajtjen e portofolit aktual të klientëve dhe krijimin e kontakteve të reja me klientë potencialë. Personi në këtë rol bashkëpunon me biznese për të ofruar zgjidhje praktike dhe inovative për nevojat e tyre në komunikim dhe në shërbime të tjera të ngjashme.
Detyrat
- Gjen dhe zhvillon mundësi të reja biznesi në segmentin B2B.
- Ndërton dhe mban raporte të qëndrueshme me klientët aktualë dhe me ata të rinj.
- Vlerëson nevojat dhe kërkesat e klientëve.
- Zbulon mundësi për rritje të shitjeve dhe propozon zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të klientit.
- Përgatit plane strategjike për t'iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe për të rritur cilësinë e shërbimit.
- Prezanton shërbimet dhe produktet te klientët.
- U ofron klientëve këshillim për alternativat më efikase dhe për përfitimet e shërbimeve që ofrohen.
- Përpilon dhe prezanton oferta komerciale të personalizuara që përputhen me nevojat specifike të klientëve.
- Ndjek zhvillimet e tregut dhe aktivitetin e konkurrencës.
- Shfrytëzon teknologji dhe mjete bashkëkohore për menaxhimin e informacionit dhe monitorimin e rezultateve në shitje.
- Punon ngushtë me ekipet e tjera brenda organizatës për të garantuar një përvojë sa më të mirë për klientin.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në fusha që lidhen me biznesin, menaxhimin e shitjeve, marketingun ose drejtime të ngjashme.
- Përvojë paraprake në shitje B2B prej jo më pak se 3 vite; përvoja e ngjashme në media konsiderohet përparësi.
- Njohuri në menaxhim si edhe në shitje/marketing.
- Njohuri të avancuara të gjuhes angleze.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Aftësi për të punuar në një ambient konkurrues dhe për të përmbushur objektivat.
- Aftësi të mira në organizimin dhe menaxhimin e kohës.
- Të ketë leje drejtimi.