Përshkrimi
Roli i Agjentit të Shitjes B2B fokusohet në promovimin e shërbimeve/produkteve, ruajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe krijimin e mundësive të reja me klientë potencialë. Personi në këtë pozitë bashkëpunon me biznese për të ofruar zgjidhje praktike dhe inovative që u përgjigjen nevojave të tyre për komunikim dhe shërbime të ngjashme.
Detyrat
- Zbulon dhe zhvillon mundësi të reja biznesi në segmentin B2B.
- Ndërton dhe mirëmban raporte të qëndrueshme me klientët aktualë dhe ata të rinj.
- Vlerëson nevojat dhe kërkesat e klientëve.
- Gjen mundësi për shtimin e shitjeve dhe propozon zgjidhje të përshtatura sipas kërkesave.
- Përgatit plane strategjike për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve dhe për të rritur cilësinë e shërbimit.
- Paraqet shërbimet/produktet te klientët.
- U ofron klientëve këshillim për alternativat më të përshtatshme dhe vlerat që sjellin shërbimet e ofruara.
- Përpilon dhe prezanton oferta komerciale të personalizuara, të ndërtuara sipas nevojave specifike të klientëve.
- Ndjek zhvillimet e tregut dhe aktivitetin e konkurrencës.
- Shfrytëzon teknologji dhe mjete bashkëkohore për administrimin e informacionit dhe monitorimin e rezultateve në shitje.
- Punon ngushtë me ekipet e tjera të organizatës për të garantuar një përvojë sa më të mirë për klientin.
Kualifikimet
- Të ketë diplomë universitare në fusha që lidhen me biznesin, menaxhimin e shitjeve, marketingun ose drejtime të ngjashme.
- Të ketë së paku 3 vite përvojë në shitje B2B; përvoja e ngjashme në media konsiderohet përparësi.
- Të ketë njohuri në menaxhim dhe në shitje/marketing.
- Të zotërojë gjuhën angleze në nivel të avancuar.
- Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Të jetë i aftë të punojë në një ambient konkurrues dhe të realizojë objektivat e vendosura.
- Të ketë organizim të mirë të kohës.
- Të posedojë leje drejtimi.