• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Albanian Courier

Shofer për shpërndarje të dërgesave postare

Albanian Courier
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Rreth pozicionit

Pozicioni i shoferit për shpërndarjen e dërgesave postare është pjesë e departamentit Operacional në kompaninë United Transport. Kjo detyrë ka rëndësi të veçantë brenda ekipit dhe përfshin shpërndarjen e objekteve postare, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e përditshme dhe efikase të proceseve operative të punës.

Detyrat

Përgjegjësitë Kryesore

  • Pranon në dorëzim objektet postare dhe i dërgon ato në adresat e caktuara.
  • Kryen shpërndarjet duke zgjedhur në mënyrë efikase rrugët më të përshtatshme, gjithmonë në përputhje me rregullat dhe udhëzimet përkatëse.
  • Verifikon dhe firmos për objektet postare që pranon, si edhe siguron konfirmimin e dorëzimit nga marrësi, sipas llojit të shërbimit dhe udhëzimeve në fuqi.
  • Kujdeset dhe mban përgjegjësi që pakot të mos pësojnë dëmtime gjatë vendosjes në automjet, gjatë transportimit apo në momentin e dorëzimit.
  • Komunikon me korrektësi, etikë dhe profesionalizëm me dërguesit dhe/ose marrësit gjatë pranimit dhe dorëzimit të objekteve postare. Kur paraqiten probleme, njofton personat përgjegjës me saktësi dhe pa vonesë.
  • Merr përsipër edhe detyra të tjera, në varësi të nevojave dhe kërkesave të shoqërisë.

Kualifikimet

Kualifikimet, eksperienca dhe formimi i kërkuar

  • Leje Drejtim të vlefshme (Klasi B)
  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Deri në 2 vite eksperiencë pune në role të ngjashme ose të lidhura me këtë pozitë, apo në shërbim postar.
  • Aftësi organizative.
  • Shkathtësi shumë të mira komunikimi, si brenda kompanisë ashtu edhe jashtë saj.
  • Aftësi për bashkëpunim dhe punë në grup.
  • Qëndrueshmëri fizike.
  • Aftësi orientimi, përfshirë njohjen e rrugëve dhe përdorimin e platformave të orientimit me harta.
  • Gatishmëri për të përballuar punën nën presionin e kohës, trafikut dhe vështirësive që mund të shfaqen gjatë ofrimit të shërbimit.

Çfarë Ofrojmë

  • Mundësi për zhvillim në karrierë në një kompani dinamike të fushës postare dhe logjistike.
  • Ambient pune mbështetës dhe bashkëpunues.
  • Pagë
  • Shpërblim për arritjen e objektivave dhe/ose për përfundimin me sukses të projekteve të caktuara.
  • Mundësi për trajnim dhe zhvillim profesional.

Dokumentet e kërkuara

  • CV
  • Letër motivimi