Albanian College është një shkollë me kurrikulë ndërkombëtare dhe njëkohësisht IB World School. Institucioni po pranon kandidatura për pozitën e Science Teacher.
- Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë diplomë Master nga një universitet i akredituar në një nga fushat: Biology, Chemistry, Physics, ose General Science.
- Kërkohet aftësi në të folur dhe në të shkruar të gjuhës angleze, së paku në nivelin B1.
- Preferohet minimumi 3 vjet përvojë pune me nxënës që kanë vështirësi të ndryshme në të nxënë, si edhe aftësi për të mbështetur zhvillimin e tyre akademik dhe social brenda klasës.
- Të gjithë kandidatët duhet të jenë të pajisur me licencë mësimdhënieje në arsim.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. AC mban të drejtën ta përmbyllë procesin e rekrutimit më herët nëse pozita plotësohet.