Jemi në kërkim të dy personave për mbështetje në operacionet e përditshme, menaxhimin e rezervimeve dhe komunikimin me klientë.
Detyrat kryesore:
- Konfirmimi dhe menaxhimi i rezervimeve në sistem
- Komunikimi me klientë dhe agjenci partnere
- Ofrimi i mbështetjes për klientët para dhe gjatë udhëtimit
- Menaxhimi i informatave dhe orareve të udhëtimit
- Promovimi i linjave dhe ofertave në rrjete sociale
Kualifikimet
- Aftësi të mira komunikuese
- Organizim dhe përgjegjësi në punë
- Njohuri bazike kompjuterike dhe rrjete sociale
- Njohje e gjuhës angleze dhe gjuhës gjermane është përparësi
- Përvoja në sektorin e udhëtimeve ose logjistikës poashtu konsiderohet përparësi
Ofrojmë
- Ambient korrekt dhe mbështetës pune
- Mundësi zhvillimi profesional
- Punë hibride me bazë në Prishtinë