AL Investments shpk është në kërkim të disa Inxhinierëve të Ndërtimit për t’iu bashkuar ekipit të tij në projektet që po zhvillohen në Tiranë, Dhërmi, Drimadhë dhe Sarandë.
📍 Vendndodhja: Tiranë | Dhërmi | Drimadhë | Sarandë
🕒 Pozicioni: Full-time | On-site
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
• Kontrollon vendosjen dhe lidhjen e hekurit të armaturës sipas projektit strukturor dhe detajeve teknike.
• Verifikon cilësinë e materialit të hekurit (certifikata, diametri, klasa e çelikut dhe etiketimi).
• Siguron që prerja, përkulja dhe vendosja e armaturës të jenë në përputhje me vizatimet dhe normativat.
• Kontrollon distancat, mbivendosjet (lap), mbulesën e betonit (cover) dhe lidhjet e armaturës.
• Mbikëqyr procesin e punimeve për të garantuar zbatim korrekt dhe sipas standardeve.
• Evidenton dhe raporton çdo devijim nga projekti apo kushtet teknike.
• Përgatit dhe administron procesverbalet për kontrollin e armaturës para betonimit, pranimin e materialeve dhe verifikimet në kantier.
• Bashkëpunon me drejtuesin teknik, laboratorin dhe supervizorin për çështje cilësie dhe kontrolli.
• Siguron që nuk kryhet betonim pa u miratuar paraprakisht armatura me procesverbal.
• Ndjek dhe dokumenton të gjitha fazat e punimeve sipas procedurave të cilësisë.
Kualifikimet:
• Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi.
• Eksperiencë në zbatim punimesh dhe kontroll cilësie në kantier përbën avantazh.
• Njohuri të mira të projekteve strukturore dhe standardeve të ndërtimit.
• Aftësi organizative, komunikimi dhe pune në grup.
• Përgjegjshmëri dhe vëmendje ndaj detajeve.