Përshkrimi
Agro Koni po kërkon të angazhojë një Financier me përvojë (Senior accounting), me të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e kontabilitetit.
Detyrat
- Menaxhimi i proceseve të kontabilitetit dhe hartimi i pasqyrave financiare, duke siguruar dorëzimin e tyre brenda afateve.
- Kontrolli, klasifikimi, regjistrimi dhe pajtimi i llogarive të pagueshme, llogarive të arkëtueshme dhe atyre bankare.
- Përpilimi i faturave, realizimi i llogaritjeve tatimore dhe deklarimi i tyre pranë administratës tatimore në përputhje me veprimtarinë e kompanisë.
- Shqyrtimi i të dhënave financiare dhe përmbledhja e gjendjes financiare të biznesit.
- Vlerësimi i sistemeve dhe procedurave të kontabilitetit, si dhe propozimi i ndryshimeve përkatëse.
- Kontribut në përcaktimin e objektivave të departamentit.
- Mbështetje në hartimin e pasqyrave financiare.
- Asistim në proceset e mbylljes mujore dhe vjetore.
- Rishqyrtimi i sistemeve dhe procedurave të kontabilitetit dhe sugjerimi i përmirësimeve të nevojshme.
- Garantimi që proceset kryesore financiare dhe të kontabilitetit të jenë të dokumentuara, të përditësuara dhe të rishikohen rregullisht për të rritur efikasitetin dhe përmirësimin e tyre.
- Ruajtja e marrëdhënieve me klientët.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose në një fushë të afërt.
- Të paktën 3 vite përvojë në një rol të ngjashëm.
- Njohje të legjislacionit fiskal dhe të standardeve të kontabilitetit.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Përdorim shumë i mirë i programeve financiare dhe i paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Saktësi në punë dhe vëmendje e lartë ndaj hollësive.