Kompania Agro Com Group Shpk, që merret me shitjen me shumicë të ngjyrave, llaqeve, veglave të punës etj., shpall konkurs për 2 pozita pune:
- Depoist - Ferizaj
- Mirëmbajtëse e objektit (1) - Ferizaj
Depoist
Përgjegjësitë:
- Kujdeset për produktet në depo.
- Ndihmon në përgatitjen e mallit për liferim te klientët.
- Në rast nevoje, e liferon mallin te klientët.
- Tregon përgjegjësi në punë.
- Ka aftësi të mira për punë në ekip.
Kriteret e kualifikimit:
- Patentë shoferi kategoria “B”.
- Të kujdeset për mallin dhe mjetet e punës.
Mirëmbajtëse e objektit
Punëtore për pastrimin e hapësirave të kompanisë – Vendi Magjistrale Ferizaj-Prishtinë.
Orari: E hënë – E premte 8:00 – 12:00
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja ditore dhe pastrimi i ambienteve të kompanisë.
- Kujdeset për furnizimin me materiale shpenzuese sanitare dhe të ngjashme.
Kriteret e kualifikimit:
- Kualifikim fillor ose i mesëm, me përvojë pune në punë të ngjashme.
- Përparësi kanë kandidatet me vendbanim në Ferizaj.
Agjent i shitjes
Përgjegjësitë:
- Analizon prezencën e produkteve në treg.
- Ndërton lidhje afatgjata me klientët dhe u kushton kujdes të vazhdueshëm.
- Përgatit raportet javore dhe mujore për punën e kryer.
- Ndjek dinamikën e shitjes së produkteve sipas muajve, kuartaleve dhe vitit.
- Evidenton të gjitha vërejtjet dhe pengesat e mundshme nga porosia e mallit deri te pranimi i tij.
- Përcakton kornizat për mënyrën e prezantimit të mallit në treg.
- Kontrollon tregun, përfshirë konkurrencën, çmimet, promocionet dhe marketingun.
- Kryen vizita në terren dhe takime me blerësit.
- Paraqet raportin e punës në fund të çdo jave.
- Kujdeset për mbajtjen e të dhënave të klientëve dhe hulumtimin e pikave të reja të shitjes.
- Mirëmban makinat për miksimin e ngjyrave.
Konkursi mbetet i hapur deri më 15.06.2026.