Pozicion përgjegjës në linjën e prodhimit ushqimor, i fokusuar në ndjekjen e procedurave të prodhimit, sigurimin e cilësisë dhe realizimin e sasive të planifikuara. Bashkëpunon me ekipin për zgjidhjen e problemeve, duke vënë në prioritet sigurinë ushqimore dhe standardin e kërkuar.
Detyrat:
Ndjekjen e procedurave të prodhimit
Sigurimi i kualitetit të lartë gjatë procesit të prodhimit
Raportimi i vazhdueshëm tek menaxhmenti i lartë
Ndjekjen dhe realizimin mujor për sasitë e planifikuara
Plotësimin e eficencave ditore të çdo linje prodhuese
Kordimimi me kolegët për të gjetur zgjidhje për problematikat e prodhimit, duke patur prioritet sigurinë ushqimore dhe standartin e kërkuar
Përgjegjësi të tjera sipas nevojave dhe kërkesave
Kualifikimet:
Preferohet të ketë të përfunduar studimet në teknologji ushqimore apo në degë të ngjashme
Të ketë eksperiencë të mëparshme në industrinë e prodhimit ushqimor
Njohuri të paketës së Microsoft Office
Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve dhe punën në grup