Përshkrimi
Kërkohet Teknolog/e në fabrikë me përvojë.
Detyrat
- Zbatimi i procedurave të prodhimit gjatë gjithë procesit të punës.
- Garantimi i një niveli të lartë cilësie përgjatë prodhimit.
- Informimi i rregullt i menaxhmentit të lartë mbi ecurinë e punës.
- Monitorimi dhe përmbushja mujore e sasive të planifikuara.
- Plotësimi i evidencave ditore për secilën linjë prodhuese.
- Bashkëpunimi me kolegët për të gjetur zgjidhje ndaj sfidave në prodhim, duke vendosur në plan të parë sigurinë ushqimore dhe standardin e kërkuar.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojave dhe kërkesave të punës.
Kualifikimet
- Preferohet përfundimi i studimeve në teknologji ushqimore ose në një degë të ngjashme.
- Kërkohet përvojë e mëparshme në industrinë e prodhimit ushqimor.
- Njohuri në përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe për punë në ekip.