Përshkrimi
Kompania Agro Blend Group po e zgjerojnë ekipin e saj me pozitën Mekanik ne Fabrike Prodhimi.
Detyrat
- Mekaniku do të punojë nën mbikëqyrjen e përgjegjësit të mirëmbajtjes, duke u kujdesur që mekanizmat të mbahen në gjendje të mirë teknike për të rritur jetëgjatësinë dhe sigurinë gjatë përdorimit.
- Mban përgjegjësi për zbatimin e rregullave të sigurisë teknike.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive, përdorimin e tyre korrekt dhe identifikimin e defekteve.
- Çdo defekt i konstatuar duhet të raportohet, si dhe të ndërhyhet për riparimin e tij sipas udhëzimeve dhe në përputhje me rregullat e sigurisë teknike.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune si mekanik.
- Të zotërojë aftësi për zgjidhjen e problemeve të ndryshme teknike.
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë për të punuar në grup.
- Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve.