• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A

Teknolog/e Ushqimor/e Gjirokaster

Agna Group
Apliko
Prodhim & IndustriGjirokastër3 javë më parëFull Time

Teknolog/e Ushqimor/e

Përshkrimi:
A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së, për të zhvilluar një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri?

“ALFA” Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për tu rritur profesionalisht.

Detyrat:

  • Të koordinojë dhe monitorojë aktivitetet në prodhim që nga planifikimi e deri në realizimin e shurupeve si dhe paketimin e tyre në linjat e ambalazhimit
  • Të regjistrojë dhe mirëmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me monitorimin e parametrave kyç të prodhimit
  • Të raportojë në kohë dhe të ndjekë zgjidhjen e çdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e produktit
  • Të marrë pjesë në mënyrë aktive në trajnime referuar makinerive, instrumenteve, sigurisë dhe cilësisë, si dhe të aplikojë të gjitha njohuritë dhe aftësitë e përftuara në respektim të plotë të standardeve dhe rregulloreve të brendshme të implementuara

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Inxhinieri Kimike
  • Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS)
  • Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi
  • Gatishmëri e lartë për të punuar me turne
  • Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavaraut edhe si pjesë e një skuadre

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimeve: 12.05.2026