Përshkrimi
Albartex, pjesë e Agna Group dhe një nga kompanitë kryesore në fushën e reklamimit outdoor, po kërkon të angazhojë montues reklamash për tabela reklamuese, përfshirë billborde, tabela me ndriçim dhe tabela ndërqytetëse.
- Preferohen kandidatë që kanë përvojë në instalimin dhe mirëmbajtjen e reklamave outdoor.
- Kërkohet të kenë përfunduar arsimin e mesëm.
- Duhet të zotërojnë patentë të kategorisë B.
- Nevojitet njohje dhe zbatim i rregullave dhe pajisjeve të sigurisë në punë.
- Pagesa mujore është nga 75.000 deri në 100.000 bruto.