• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
A

Laborant/e Gjirokaster

Agna Group
Apliko
Prodhim & IndustriGjirokastër1 javë më parëFull Time

Laborant/e

Përshkrimi:

  • A dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë lider në sektorin e FMCG-së dhe të zhvilloni një karrierë në një nga fabrikat më moderne të prodhimit në Shqipëri? "ALFA" Sh.a. kërkon të punësojë në Fabrikën e Glinës në Gjirokastër kandidatë me aftësi të shkëlqyera në proceset e analizave fiziko-kimike, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi, të gatshëm për të mësuar gjëra të reja dhe me ambicie për t'u rritur profesionalisht.

Detyrat:

  • Të ndjekë në mënyrë analitike procesin duke monitoruar të gjithë treguesit për parametrat kyç të prodhimit.
  • Të regjistrojë dhe përditësojë të gjitha të dhënat mbi produktin sipas kërkesave të standardeve të implementuara për dokumentacion.
  • Të raportojë tek përgjegjësi i laboratorit mbi problematikat e lindura gjatë procesit dhe të ndjekë deri në zgjidhje problemin.
  • Të ekzekutojë me përgjegjshmëri dhe saktësi analizat fiziko-kimike të produktit përfundimtar dhe gjysmë të gatshëm.
  • Të mirëmbajë instrumentet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e të gjitha punëve të zhvilluara në ambjentet e laboratorit.
  • Të ndjekë në mënyrë aktive trajnimet mbi analizat dhe protokollet e përshtatura dhe zbatuara nga kompania.

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor dhe Master në fusha studimi si: Kimi, Teknologji ushqimore, Kimi industriale, Biokimi.
  • Gjuha angleze e çertifikuar (TOEFL, TOEIC, IELTS, APTIS).
  • Eksperienca të mëparshme në laboratorët e subjekteve prodhuese në industrinë ushqimore përbëjnë avantazh.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Gatishmëri e lartë për të punuar me turne.
  • Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavarur edhe si pjesë e një skuadre.

Shënime:

  • Afati i aplikimeve: 12.05.2026