Përshkrimi
Agna Group po kërkon njerëz energjikë e të vendosur, që i shikojnë sfidat si mundësi, të gatshëm për tu përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh.
Detyrat
Detyrat kryesore:
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
- Realizon objektivat e shitjes.
- Ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
- Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.
- Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.
- Përkrah dhe nxit shitjen e produkteve të reja.
- Mbështet me entuziazëm çdo aktivitet të organizuar nga kompania.
- Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.
Kualifikimet
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Të ketë vetëbesim dhe motivim të lartë.
- Të ketë këmbëngulje dhe fokus tek objektivat.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
- Leje drejtimi automjeti.