• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Team Leader - Asistent Menaxher Shitjesh

Agikons
Apliko
ShitjeTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons sh.p.k. është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të ndërtimit. Kompania e konsideron stafin si vlerën e saj kryesore dhe synon të ofrojë një mjedis pune mikpritës, ku kontributi dhe përvoja e secilit punonjës vlerësohen.

Në Agikons sh.p.k., punonjësit kanë mundësi të avancojnë në detyrë në bazë të rezultateve që arrijnë në punë.

Kjo pozitë ofron siguri në punësim, mundësi zhvillimi në karrierë dhe përfitim më të mirë financiar pas çdo ngritjeje profesionale.

Kompania është duke kërkuar një Team Leader - Asistent Menaxher Shitjesh.

Detyrat

Udhëheq ekipin që:

  • Ndihmon në procesin e shitjes së njësive, pa mbajtur përgjegjësi të drejtpërdrejtë për shitjen e pronës.
  • Kryen shitjen e produkteve dhe shërbimeve shtesë.

Përcakton objektiva të qarta për:

  • Nivelin e cilësisë së shërbimit.
  • Saktësinë në zbatimin e procesit.
  • Rezultatet në shitjen e produkteve opsionale.

Aftëson ekipin në lidhje me:

  • Produktet opsionale dhe kostot përkatëse.
  • Kufizimet teknike të ndryshimeve.
  • Mënyrën e komunikimit dhe negocimit me klientët.

Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:

  • Takimeve me klientë të rinj.
  • Paraqitjes së projektit dhe opsioneve standarde.
  • Hartimit të dokumentacionit deri në përmbylljen e kontratës.
  • Organizimit të kalimit të strukturuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas nënshkrimit të kontratës.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose fusha të ngjashme.
  • Të paktën 3 vite përvojë në ndërtim / real estate.
  • Përvojë në after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling) dhe koordinim multi-projekt.
  • Njohuri të mira mbi proceset teknike dhe kontraktuale në fushën e ndërtimit.

Aftësi & Kompetenca Kyçe:

  • Lidership operacional & komercial.
  • Aftësi negociuese për produkte me vlerë të shtuar.
  • Fokus te klienti dhe te arritja e rezultateve.
  • Mendim analitik dhe kujdes ndaj kostove.
  • Aftësi shumë të mira për koordinim ndër-departamental.