• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Specialist/e Prokurimit Publik

Agikons
Apliko
Ligj & JuridikTiranë1 muaj më parëFull Time

Titulli i punës: Specialist/e për prokurimet publike

Përshkrimi:

  • Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
  • Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Detyrat:

  • Të mbajë të azhornuara dhe të sistemuara të gjitha dokumentat e nevojshme për pjesëmarrje në tenderat publikë
  • Të shtojë staf, mjete, licenca që janë të nevojshme për pjesëmarrjen në tendera publikë, duke bashkëpunuar me sektorët e tjerë
  • Të marrë pjesë në tenderat publike që do të përzgjidhen nga drejtimi për të marrë pjesë
  • Të kontrollojë dhe filtrojë sipas filtrave të përcaktuar të gjitha procedurat që shpallen në të gjitha faqet e publikimit të punëve në ndërtim, duke përfshirë faqet e organizatave ndërkombëtare etj.
  • Të përgatisë ankesat, kërkesat për sqarime, dhe të gjitha dokumentat e tjerë të nevojshëm për çdo procedurë prokurimi ku do të merret pjesë
  • Të kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinion ligjor dhe procesin administrativ, në të gjitha çështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave publike
  • Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit
  • Të përfaqësojë shoqërinë pranë institucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor, ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritete shtetërore për çështje të caktuar ligjore të projektit përkatës
  • Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi
  • Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqëritë e përkohshme, licensat, certifikimet, autorizimet dhe çertifikimeve
  • Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur
  • Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar, teknik dhe ligjor

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik dhe të ketë mbi 1 vit eksperience pune në këtë fushë
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të marrë iniciativë
  • Preferohet të ketë njohuri të procedurave me investitor të huaj
  • Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin për Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania
  • Të ketë nivel të mirë të anglishtes

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
  • Agikons. Sh.P.K