• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Specialist Rekrutimi

Agikons
Apliko
Burime Njerezore (HR)Tiranë6 ditë më parëFull Time

Specialist Rekrutimi

Përshkrimi:
Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Detyrat:

  • Publikon vakanca nëpër kanale: portale, Facebook, Instagram, njoftime të brendshme etj.
  • Ndjek procesin e screening të CV-ve: filtrim i CV-ve sipas JD, renditje dhe delegim tek emetuesi.
  • Interviston kandidatët, vlerëson dhe propozon.
  • Koordinon me drejtuesit e departamenteve për nevojat për vakansi.
  • Menaxhon procesin për punonjësit sezonal: databaza sezonalesh, ri-kontaktim, mobilizim.
  • Përgatit raporte javore, mujore: aplikime, intervista, punësime, probleme etj.

Kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar studimet Bachelor; preferohet HR/Menaxhim/Psikologji.
  • Të ketë eksperiencë 2 vite+ në rekrutim ose HR.
  • Të njohë tregun shqiptar; preferohet njohja e sektorit të ndërtimit.
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel B2.
  • Njohuri të mira në Excel, Google Forms, portale punësimi etj.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënime:

  • Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
  • Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tirane