Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur në nivel ndërkombëtar për standardin e lartë të punimeve. Forca kryesore e kompanisë mbetet ekipi i saj, ndaj punohet vazhdimisht që punonjësit të kenë një mjedis mikpritës dhe të ndihen të vlerësuar për kontributin, punën dhe përvojën që sjellin. Në Agikons sh.p.k, secilit i ofrohet mundësia të avancojë dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve në punë.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi zhvillimi në karrierë dhe përmirësim page pas ngritjes në detyrë, kompania paraqet një alternativë të favorshme.
Kompania është duke zgjeruar ekipin në departamentin e transportit për pozicionin "Shofer kamioni".