Përshkrimi
Agikons sh.p.k. është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë në ndërtim. Forca kryesore e saj mbetet ekipi i punës, ndaj kompania angazhohet të ofrojë një mjedis mikpritës ku secili vlerësohet për kontributin, punën dhe përvojën që sjell.
Në Agikons sh.p.k., punonjësit kanë mundësi të avancojnë në detyrë dhe të vlerësohen mbi bazën e rezultateve që arrijnë.
Kjo pozitë u përshtatet kandidatëve që kërkojnë stabilitet në punë, zhvillim profesional dhe mundësi për përmirësim të të ardhurave pas çdo ngritjeje në karrierë.
Kompania po kërkon një Shërbim Klienti në sektorin e shitjeve.
Detyrat
- Ndihmon në ecurinë e procesit të shitjes së njësive, pa mbajtur përgjegjësi direkte për shitjen e pronës.
- Kryen shitjen e produkteve dhe shërbimeve shtesë.
Vendos synime të qarta për:
- standardin e shërbimit;
- saktësinë e procesit;
- rezultatet në shitjen e produkteve opsionale.
Mbështet menaxherët e shitjes gjatë:
- takimeve me klientë të rinj;
- prezantimit të projektit dhe alternativave standarde;
- përgatitjes së dokumentacionit deri në përmbylljen e kontratës;
- kalimit të organizuar të klientit nga Sales Manager te asistenti pas nënshkrimit të kontratës.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Menaxhim, Inxhinieri, Arkitekturë ose në fusha të përafërta.
- Së paku 3 vite përvojë në ndërtim / real estate.
- Përvojë në after sales, shitje konsulence (upselling / cross-selling) dhe koordinim multi-projekt.
- Njohuri të mira mbi proceset teknike dhe kontraktuale në fushën e ndërtimit.
Aftësi & Kompetenca Kyçe:
- lidership operacional dhe komercial;
- aftësi negociuese për produkte me vlerë të shtuar;
- fokus te klienti dhe te arritja e rezultateve;
- të menduar analitik dhe kujdes ndaj kostove;
- aftësi shumë të mira për koordinim ndërmjet departamenteve.