ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani udhëheqëse në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. Në kuadër të veprimtarisë së saj, ajo ka ngritur dhe menaxhon destinacione të veçanta në hoteleri dhe resorte premium, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Duke u bërë pjesë e këtij ekipi, do të kontribuoni në zhvillimin e turizmit të përgjegjshëm dhe në krijimin e një ndikimi pozitiv.
Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, me mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në të ardhura pas avancimit, BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA paraqitet si një mundësi shumë e mirë.