Agikons Sh.P.K është një kompani e njohur në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme. E themeluar në vitin 1996, ajo veçohet për cilësinë e lartë dhe standardin e punimeve që realizon.
Gjatë aktivitetit të saj, kompania ka zhvilluar dhe zbatuar një numër projektesh të suksesshme, ndër të cilat përfshihen: “Kodra e Diellit 1&2” në Tiranë, “Marea Resort” në Kavajë, “Tarraca e Ullinjve” në Dhërmi, “Plazhi I Ngurtë” në Qeparo, “Bougainville Bay” në Sarandë, “Mështekna” në Brezovicë, “Turquoise Marina” në Hamallaj, Gjiri I Lalëzit dhe “Swan Residence” në Farkë.
Met – Engineering është pjesë e grupit AGIKONS. Aktualisht kërkohen profesionistë të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit në Repartin e Saldimit, në rolin e Saldatorit.