• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Agikons

Roje Objekti në Ndërtim

Agikons
Apliko
Siguri & Sherbime PublikeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Agikons sh.p.k është një kompani ndërtimi me 30 vite përvojë në treg, e njohur edhe ndërkombëtarisht për standardin e lartë në ndërtim.

Forca kryesore e kompanisë është ekipi i saj, ndaj punohet vazhdimisht për të krijuar një mjedis mirëpritës ku secili punonjës të ndihet i çmuar për kontributin, punën dhe përvojën që sjell. Në Agikons sh.p.k, vlerësimi dhe avancimi në detyrë bazohen në rezultatet e arritura në punë.

Për kandidatët që kërkojnë një vend pune të qëndrueshëm, mundësi zhvillimi profesional dhe përmirësim të të ardhurave në përputhje me rritjen në detyrë, kjo kompani paraqet një mundësi të përshtatshme.

Si pjesë e zgjerimit të aktivitetit, kompania synon të angazhojë kandidatë të kualifikuar për pozitën Roje Objekti në Ndërtim.

Detyrat

  • Mbikëqyr hyrjet dhe daljet e personave dhe automjeteve në kantier.
  • Kryen kontrolle të rregullta në perimetrin e kantierit.
  • Vëzhgon pajisjet dhe materialet e ndërtimit për të shmangur vjedhjet ose dëmtimet.
  • Njofton menjëherë përgjegjësin ose policinë, kur është e nevojshme, për çdo veprimtari të dyshimtë.
  • Përgatit raport ditor me shkrim për incidentet, vizitorët dhe çdo ndryshim të ndodhur gjatë turnit.
  • Kujdeset për pastërtinë dhe rregullin në dhomën e rojës dhe në hapësirat përreth saj.
  • Ofron kontratë pune në përputhje me ligjin, me të drejta të plota, përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
  • Siguron trajnim bazë për sigurinë dhe menaxhimin e situatave në terren.
  • Jep mbështetje nga drejtuesit në rast vështirësish ose raportimesh të veçanta.