Përshkrimi:
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standarteve të Bougainville Bay Resort & SPA.
Detyrat:
- Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë.
- Ndjek veprimet e përditshme në hotel dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe procedurat.
- Informon klientët për politikat dhe procedurat e pagesave në check‑in.
- Koordinon me departamentin e housekeeping lidhur me azhornimin e dhomave dhe koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime.
- Jep informacion mbi qytetin, zonën përreth dhe atraksionet për t'u siguruar klientëve të gjithë informacionin e kërkuar.
- Raporton çdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit.
- Tregohet fleksibilitet në bazë të nevojave të hotelit.
Kualifikimet:
- Diplomë Universitare në Hoteleri, Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh.
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Person dinamik dhe i/e aftë të ofrojë shërbim profesional klientëve.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Paraqitje e mirë.
- Njohuri të paketës Microsoft Office.
- Sjellje korrekte.
- Kërkohet me akomodim në Sarandë, Delvinë.
Ofrohet:
Organizata: Bougainville Bay Resort & SPA
Adresa: Rr. Butriniti, Sarandë